Trusti në pritje të Kuvendit

Ka rreth një muaj që peticioni për Trustin u dorëzua në Kuvend.

Mbi 21 mijë nënshkrime të qytetarëve u mblodhën në qytete të ndryshme nga organizatorët e këtij peticioni.

Por pavarësisht kësaj, vullneti I qytetarëve nuk u procedua në Kuvend.

Njëri nga organizatorët, Adnan Jashari, po konsideron se qytetarët po humbasin durimin, nisur nga situata në të cilën ata ndodhen.

“Qytetarët janë në pritje të procedimit të trustit në Kuvend. Mirëpo me pushimin e kuvendit, qytetarët po humbasin durimin, e po ndikon edhe kriza ekonomike, ngritja e cmimeve, paralajmërimi I ngritjes të cmimit të rrymës. Krejt këto ndikojnë që qytetarët të mos kenë durim”, tha ai për Tëvë.

Tutje ai shtoi se presin që Projektligji që lejon 30 % të tërheqjes nga Fondi Pensional të rikthehet në Kuvend.

Nga ana tjetër edhe qytetarët, janë pro tërheqjes nga Trusti. Sipas tyre, nëse kjo nuk mundësohet, atëherë shteti duhet t’i ndihmojë në formë tjetër.

Më 23 qershor, Projektligji për tërheqjen e mjeteve nga Trusti, nuk kishte kaluar në Kuvend me 57 votat kundër të deputetëve në pushtet.