Truss dhe Macron bien dakord të mbështesin Ukrainën “për aq kohë sa duhet”

Kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar Liz Truss dhe presidenti francez Emmanuel Macron kanë nënvizuar vendosmërinë e tyre për të ofruar të gjithë mbështetjen e nevojshme për Ukrainën për aq kohë sa duhet për të rivendosur sovranitetin dhe integritetin territorial për t’i rezistuar agresionit rus dhe për të kërkuar llogari nga Rusia.

Të dy udhëheqësit riafirmuan lidhjet e forta dhe historike midis dy vendeve të tyre, sipas një deklarate të përbashkët pas takimit të tyre në margjinat e samitit të parë të Komunitetit Politik Evropian në Pragë.

Ata gjithashtu ranë dakord të mbajnë samitin e ardhshëm MB-Francë në 2023 në Francë për të çuar përpara një agjendë të rinovuar dypalëshe, raportoi BBC.

Po ashtu ata diskutuan avancimin e bashkëpunimit dypalësh veçanërisht në energji.

Udhëheqësit e më shumë se 40 vendeve evropiane janë takuar në Pragë, në një takim të parë historik të një forumi të ri politik të kombeve. Në takim morën pjesë liderë nga BE, Turqia, Norvegjia dhe Ballkani. Të pranishëm në forum ishin edhe dy liderët shqiptarë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani si dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.