LAJMI I FUNDIT

Trupi i pajetë që u gjet sot në Pejë është i ushtarit të UÇK-së, Samir Puza

Trupi i pajetë, që ndodhej në një gropë të mbushur me ujë, me thellësi 2-3 metra, në Pejë është tërhequr sot gjatë mesditës.

Mësohet se trupi i pajetë i gjetur është i veteranit të UÇK-së, Samir Izet Puza i njohur si Maka, shkruan Ballkani.info.

“Me dhimbje të thellë njoftojë se sot u gjet trupi i pajetë i bashkëluftëtarit tonë Samir (Izet) Puza 12.11.1983, nga Peja. Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës Maka. Ngushëllime familjes Puza dhe bashkëluftëtarëve!”, ka shkruar Shpëtim Agusholli, invalid i luftës së UÇK-së.

Puza ishte raportuar i zhdukur rreth një vit më parë.

Familja e tij më 31 mars të vitit 2023 kishin lajmëruar zhdukjen e tij, ku kishin kërkuar ndihmë nga qytetarët që t’i lajmërojnë nëse e shohin diku. /Ballkani.info/