Trupi i pajetë i të dyshuarit për grabitje ende në mes të rrugës

Trupi i pajetë i personit që dyshohet se po hynte për të vjedhur në një bankë në Istog nuk është larguar ende nga vendi i ngjarjes.

Megjithëse kanë kaluar disa orë kur në qendër të Istogut ndodhi një përleshje me armë zjarri në mes të një personi të armatosur dhe policisë së Kosovës, në vend të ngjarjes është ende trupi i pajetë i të ndjerit.

Gjithashtu, edhe njësitet e Policisë së Kosovës e drejtori Rashit Qalaj.

Ngjarja ka ndodhur gjatë pasdites së sotme, kur një person i armatosur dyshohet se kishte tentuar të hyjë për të grabitur në një nga bankat në këtë komunë.

Në këtë rast për të parandaluar vjedhjen, policia e Kosovës dhe i dyshuari kanë shkëmbyer armë zjarri.

Në vend të ngjarjes vdiq i dyshuari ndërkaq, polici Izet Demaj 35-vjeçar ka vdekur në Spital të Pejës.

Për rastin ka reaguar edhe kryeministri Ramush Haradinaj e kryeparlamentari Kadri Veseli.