Trupat ushtarake turke në Siri rrëzojnë helikopterin ushtarak rus

Trupat ushtarake turke që janë të dislokuara në provincën siriane Hasaka kanë rrëzuar një helikopter ushtarak rus, i cili ishte në operacione luftarake kundër forcave pro-turke ne rajon.

Në lidhje me rrëzimin e helikopterit janë pyetur Forcat ajrore ruse, por të njëjtat kanë refuzuar të përgjigjen në lidhje me helikopterin e rrezuar.

Ditëve të fundit në provincat veriore të Sirisë, ku janë të dislokuara trupat ushtarake turke, ka pasur luftime në mes të forcave pro-turke dhe Ushtrisë siriane të mbështetur nga Ushtria ruse.

Në lidhje me sulmet ruse ka reaguar Ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Hulusi Akar, i cili ka akuzuar Rusinë për shkelje të marrëveshjes Turko-Ruse për Sirinë.

Ministri Akar u shpreh se edhe përkundër sulmeve të fundit, Turqia do të vazhdoj të luftoj kundër terrorizmit dhe terroristëve në Irakun verior dhe Siri, të cilat përbëjnë kërcënim dhe rrezik për Turqinë.