“Ushtarët e demoralizuar rusë në Ukrainë kanë rrëzuar aksidentalisht avionin e tyre, kanë sabotuar pajisjet e tyre dhe kanë refuzuar të zbatojnë urdhrat”, zbulon një shef i spiunazhit britanik.

Jeremy Fleming, kreu i GCHQ, thotë se  presidenti rus Vladimir Putin “ka keqvlerësuar masivisht situatën” në Ukrainë, shkruan Sky News, përcjell Periskopi.

Fleming gjithashtu thotë se ‘Wagner’, kompania private ushtarake me lidhje të dyshuara me Kremlinin, është e përgatitur të “dërgojë një numër të madh personelit në Ukrainë për të luftuar përkrah rusëve”.

“Mercenarët e Wagner-it ka të ngjarë të përdoren si “ushqim për top” në përpjekje për të kufizuar humbjet ushtarake ruse”.

“Ka indikacione se sulmuesit kibernetikë rusë po “kërkojnë objektiva” në vendet që kundërshtojnë veprimet e Moskës”.