Ushtria izraelite

Trupat izraelite të grumbulluara në kufirin e Gazës ‘gati për të ekzekutuar misionin’

Ushtria izraelite thotë se qindra mijëra trupa janë afër kufirit të Gazës “gati për të ekzekutuar misionin që na është dhënë”

Izraeli pritet të nisë së shpejti një ofensivë tokësore në Rripin e Gazës – thotë se misioni është të “sigurohet që Hamasi të mos ketë asnjë kapacitet ushtarak”.

Numri i të vdekurve në Izrael ka arritur në 1200 – ndërsa më shumë se 900 njerëz janë vrarë nga sulmet ajrore izraelite në Gaza.

Presidenti i SHB-sw, Joe Biden e ka përshkruar sulmin e Hamasit ndaj Izraelit – i nisur të shtunën – si një “akt të së keqes së plotë”.

Detajet e një masakre në një fshat izraelit kanë dalë – me një gjeneral izraelit që flet për foshnjat e vrarë në dhomat e tyre të gjumit.