Trupat gjermane tërhiqen nga Kosova në dhjetor
Në dhjetor të këtij viti, trupat gjermane të KFOR-it, planifikojnë tërheqjen nga kampi i tyre në Prizren. Baza e kampit në Prizren do të shfrytzohet si park trajnimi dhe inovacioni. Ky projekt veçse ka filluar të implementohet përmes një ceremonie të organizuar, transmeton ballkani.info.
Komandanti i këtij kontigjenti, Eric Offermann u shpreh i kënaqur me misionin e tyre në Kosovë.
“Misioni jonë në Kosovë pati sukses, tani është koha për hapa të rinjë”, ka thënë komandanti Eric Offermann për median gjermane EuroNews.
Lajmi për tërheqjen e trupave gjerman nga qyteti i Prizrenit është pritur nga qytetarët në forma të ndryshme.
“Në njërën anë ne jemi të mërzitur për terheqjen e trupave gjermane nga baza e tyre në qytetin tonë, por në anën tjeter jemi të lumtur për gjithë punën positive që kanë bërë për vendin tonë” tha një qytetar.
Sipas qeverisë gjermane, parku i trajnimeve dhe inovacionit që është në plan të ndërtohet, do të shërbejë mëtutje në zhvillimin ekonomik të vendit.
Kujtojmë se aktualisht në bazen ushtarake në Prizren janë të vendosur rreth 270 trupa gjerman.