Trumpit iu lexuan 34 akuza, mësohet se kur do të dalë përsëri para gjykatës

Më 4 dhjetor, në New York do të zhvillohet seanca e radhës dëgjimore ndaj ish-presidentit amerikan, Donald Trump.

Duke folur jashtë gjykatës pas akuzës, avokati i Donald Trump, Todd Blanche tha se klienti i tij është i frustruar dhe i mërzitur, shkruan CNN.

Blanche akuzoi prokurorin e kësaj çështjeje se e ka kthyer një çështje tërësisht politike në procedim politik.

“Nuk është një ditë e mirë. Unë nuk pres që kjo të ndodhë në këtë vend. Ju nuk prisni që kjo të ndodhë me dikë që ishte presidenti i Shteteve të Bashkuara”, theksoi ai.