Donald Trump

Trumpi viziton Capitolin për herë të parë që nga trazirat e janarit të vitit 2021

Donald Trump është kthyer në Kongres për t’u takuar me republikanët në vizitën e tij të parë atje që nga trazirat e 6 janarit të vitit 2021, raporton “BBC”.

Kandidati i supozuar republikan për zgjedhjet presidenciale të nëntorit në SHBA ka dhënë një mesazh uniteti, duke premtuar se do ta “zgjidhte” çdo dallim brenda pratisë.

Më vonë gjatë ditës, ish-presidenti po ashtu ka planifikuar të takohej me një shoqatë prej 200 drejtuesish të korporatave.

Nancy Pelosi, ish-kryetarja demokrate e Dhomës së Përfaqësuesëve, tha në një deklaratë se Trumpi ishte “nxitësi i një kryengritjeje…dhe u rikthye në skenën e krimit”.

Vizita vjen disa javë pas dënimit penal të Trumpit për falsifikimin e të dhënave të biznesit, në gjyqin në New York. Trump u akuzua se kishte paguar aktoren e filmave për të rritur Stormy Daniels që të mos dilte publikisht për një aferë të pretenduar, ndërsa këtë pagesë u tha se e kishte kryer nëpërmjet avokatit Michael Cohen. E më pas Trump e kishte kompensuar Cohenin.

Trump arriti në ndërtesën e republikanëve në afërsi të ndërtesës së Capitolit të enjten në mëngjes, duke kaluar nëpërmjet një grupi të vogël të protestuesve që mbanin slogane përfshirë “grusht shtet i dështuar” dhe “Demokraci përgjithmonë, Trump kurrë”.

Në një konferencë të shkurtër për media të enjten pasdite, Trump tha se ka “unitet të madh” në parti dhe është zotuar të qëndrojë pranë republikanëve, madje edhe atyre me të cilët nuk dakordohet.

“Unë jam për secilin prej jush. Do të jem gjithmonë aty për ju…Ne kemi një gjë në mendje dhe kjo është kombin tonë të madh sërish”, ka thënë Trump.

Trump nuk mori pyetje, por përshëndeti një grup të vogël adhuruesish.

Pas një takimi mes Trumpit dhe republikanëve në Dhomën e Përfaqësuesëve, kryetari i Dhomës së Përfaqësuesëve, Mike Johnson tha se ish-presidenti “solli sasi të jashtëzakonshme të energjisë dhe entuziazmit”.

“Ne besojmë se do ta fitojmë sërish Shtëpinë e bardhë dhe Senatin dhe shumica e jonë në Dhomë të Përfaqësueseve do të rritet”, ka thënë Johnson.