SHBA-të në tri vitet e ardhshme do të investojnë gjashtë miliardë dollarë në zhvillimin dhe modernizimin e tankut M-1 “Abrams”, ka deklaruar presidenti amerikan, Donald Trump.

Siç ka saktësuar, kjo shumë praktikisht është dy herë më e madhe sesa vlera e përgjithshme e investuar në kohën e dy mandateve të presidentit Barack Obama, transmeton Ballkani.info.

Draft buxheti aktual i SHBA-ve për vitin 2020 nënkupton pak më shumë se 2.2 miliardë dollarë për blerjën dhe modernizimin e tankeve M-1 “Abrams”, derisa këtë vit kjo shumë ka qenë më e lartë dhe ka arritur në vlerën e 2.6 miliardë dollarësh.

Në planin e ushtrisë amerikane është vlerja e 165 tankeve të reja të modifikuara M1A2C, e cila për herë të parë është testuar në vitin 2015 dhe seria e saj e prodhimit pritet të nis në vitin 2020.

Përveç Amerikës, këtë tank e përdorin edhe Egjipti, Iraku, Kujvajti, Arabia Saudite dhe Maroko. /Ballkani.info/