Trump u bën thirrje protestuesve të shpërndahen

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u ka bërë thirrje protestuesve nëpërmjet një videomesazhi që të shkojnë në shtëpi në paqe.

Ai ka insistuar se zgjedhjet kanë qenë të manipuluara dhe se fitorja e tij ka qenë bindëse, por ka thënë se duhet të ketë paqe.

“E di që jeni të lënduar. Kemi zgjedhjet të cilat na janë vjedhur, ishte një fitore e thellë e jona, të gjithë e dinë këtë, sidomos ana tjetër. Por, duhet të shkoni në shtëpi, duhet të kemi paqe, duhet të kemi rend dhe ligj. Duhet të respektojmë burrat e gratë e veçantë që mbajnë rendin dhe ligjin. Nuk duam të kemi ndonjë të lënduar. Është periudhë e vështirë, periudhë që nuk kemi pasur ndonjëherë, kur ka ndodhur një gjë e tillë. Por, duhet të kemi paqe. Shkoni në shtëpi. Ju duam, jeni të veçantë. E di si ndjeheni, shkoni në shtëpi në paqe”, ka thënë Trump në videomesazh.