Presidenti

Trump sulmon republikanët që humbën ulëset në Dhomën e Përfaqësuesve

Presidenti Donald Trump ka fajësuar republikanët pjesëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve që humbën ulëset e tyre në zgjedhjet afatmesme, duke iu thënë se nuk e kanë përqafuar presidencën e tij.

“Kandidatët që i kam mbështetur kanë arritur suksese të jashtëzakonshme”.

Trump ka thënë se republikanët me performancën e tyre kanë definuar historinë.

Këto komente presidenti amerikan i bëri në një konference për media, disa orë pasi demokratët morrën kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve për herë të parë pas dhjetë vjetësh, mirëpo humbën kontrollin në Senat.

Ai gjithashtu përmendi emrat e disa kandidatëve që u mundën në këto zgjedhje, për të cilët tha se “nuk deshën përqafimin, shumë keq”