Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, si dhe gazetari i CNN, Jim Acosta, sot kanë pasur replika të ashpra me njëri-tjetrin gjatë një konference për media të presidentit amerikan.

Gazetari i CNN e ka pyetur presidentin Trump nëse i ka demonizuar emigrantët kur ai i ka quajtur fluksin e tyre si “pushtim”.

Por, pas ndërhyrjes së zyrtarit për media të Shtëpisë së Bardhë, i cili i mundua të menaxhoi me situatën e krijuar, Trump ndërhynë duke e quajtur atë një person të tmerrshëm.

“Jo, unë dua që ata të vijnë. Por, ata duhet të vijnë ligjërisht. Përmes një procesi. Dua që të ketë një proces. Dhe dua që njerëzit të vijnë. Dhe ne kemi nevojë për njerëzit. Prit, prit. Ti e dinë pse kemi nevojë për njerëzit? Sepse kemi qindra kompani që hyjnë këtu, pra kemi nevojë për ata”, ishte përgjigjja e presidentit Trump, transmeton Ballkani.info.

Por, gazetari i CNN nuk ndaloi me aq dhe konstatoi se fushata e Trumpit kishte një reklamë që tregon emigrantët që ngjiten mbi mure.

“Kjo është e vërtetë. Ata nuk ishin aktorë. Është e vërtetë. A mendoni se ata ishin aktorë? Ata nuk erdhën nga Hollywoodi. Këta ishin njerëz, pra ishte një fakt që ndodhi pak ditë më parë”, shton Trump.

“Ata janë qindra kilometra larg. Pra, nuk është pushtim”, dëgjohet duke thënë gazetari Acosta.

“Sinqerisht unë mendoj se ju duhet të më lejoni të drejtoj vendin. Ju të drejtoni CNN-in. Dhe nëse e bëni mirë, vlerësimet e tua do të jenë shumë më të larta”, i kundërpërgjigjet Trump atij.
Acosta insiston që të bëj edhe një pyetje tjetër, por Trump dëgjohet duke i thënë se “kjo mjafton”.

“Nëse mund të pyes për hetimin rus. A jeni i shqetësuar që mund të keni…”, vazhdon gazetari i CNN, të cilit Trump i përgjigjet se “nuk jam i shqetësuar për ndonjë gjë që ka të bëjë me hetimin rus, sepse është një mashtrim. Kjo është e mjaftueshme, hiqeni mikrofonin”, thotë presidenti amerikan.

“Unë ju them se çfarë, CNN duhet të ketë turp për veten, përderisa ju punoni për ta. Ju jeni i pasjellshëm, i tmerrshëm. Ju nuk mund të punoni për CNN. Shikoni përpara. Ju jeni një person shumë i vrazhdë, mënyra sesi ju e trajtoni Sarah Huckabee Sanders është e tmerrshme. Mënyra sesi i trajtoni njerëzit e tjerë është e tmerrshme. Ju nuk duhet t’i trajtoni njerëzit në këtë mënyrë”, e sulmon direkt gazetarin e CNN me pas Trump.

Në mbrojtje të gazetarit të CNN më pas del edhe një gazetar tjetër, i cili i thotë presidentit amerikan se “në mbrojtjen e Jimit kam udhëtuar me të dhe e kam parë atë, ai është një gazetar i zellshëm”.

Por, Trump nuk ndalet me aq dhe i thotë se nuk është një tifoz i madh i tyre.

“Të jem i sinqertë, ti nuk je më i miri, vetëm ulu, të lutem. Kur raportoni lajme të rreme, jo. Kur raportoni lajme të rreme, që CNN bën shumë, ju jeni armiku njerëzve”, thotë Trump. /Ballkani.info/