Trump shkarkon Sekretarin e Mbrojtjes

Presidenti Donald Trump ka njoftuar në Twitter të hënën se e ka shkarkuar Sekretarin e Mbrojtjes, Mark Esper.

Ai po ashtu ka bërë të ditur që do të jetë Christopher Miller, i cili kishte shërbyer si drejtor i Qendrës Kombëtare për Kundërterrorizëm, ai i cili do ta ushtrojë këtë detyrë.

Esper kishte një marrëdhënie të tensionuar me të parin e ShBA-së, e cila e kishte detyruar këtë të parin ta shkruante një letër dorëheqjeje javë më parë, duke e parandier se Trump do ta shkarkonte.

Raporti i tij me Trump ishte prishur edhe më shumë në qershor kur kishte deklaruar se nuk e përkrahte përdorimin e trupave aktive për të shuar protestat në Amerikë të cilat nisën pas vdekjes së George Floyd nga policia.

Ai kishte shtuar se forcat ushtarake duhej përdorur në zbatimin e ligjit vetëm si opsion i fundit.