Trump pretendon që SHBA-së i kanë humbur sekretet bërthamore

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump po pretendon se Administrata Kombëtare e Arkivave dhe Regjistrimeve i ka humbur sekretet bërthamore.

Madje ai Pretendon se NARA ka humbur sasi massive informacionie dhe nga presidenti e kaluar, ka raportuar The Independent.

“NARA ka ‘humbur’ sasi të mëdha informacioni nga presidentët e kaluar, duke përfshirë edhe sekrete të klasifikuara dhe bërthamore kudo, dhe atyre nuk u intereson kjo gjë”, ka shkruar Trump në Truth Social.