Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka mbërritur në Shtëpinë e Bardhë për takim me presidentin Donald Trump. Takimi i tyre po zhvillohet në përvjetorin e tretë të agresionit rus në Ukrainë.

Trump ka thënë të hënën se shpreson për një marrëveshjeje mes SHBA-së dhe Ukrainës mbi shkëmbimin e mineraleve natyrore, duke shtuar se ajo duhet të arrihet sa më shpejtë, ka raportuar BBC-ja.

Marrëveshjes me Ukrainën, Trump po i referohet si një partneritet ekonomik, e ajo përfshin rikuperimin e dhjetëra miliarda dollarëve dhe pajisjeve ushtarake të dërguara në Ukrainë.

Gjatë ditës, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, fillimisht refuzoi kërkesat e Trumpit për qasje në mineralet natyrore, por Trump u shpreh se kjo marrëveshje ndihmon ekonominë ukrainase.