Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se në sulmet amerikane “një pjesë e madhe” e lidershipit të Iranit “u zhduk” dhe se vendit i ishte shkaktuar “shumë dëme”.
Në një bisedë telefonike me ABC News, Trump tha: “Nuk i dimë të gjitha, por e dimë që shumë prej tyre mungojnë”. Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara kanë një “ide shumë të mirë” se kush do të jenë udhëheqësit e rinj të Iranit, transmeton Ballkani.info.
Në një intervistë të veçantë me NBC, kur u pyet se kush mund të pasojë Udhëheqësin Suprem të Iranit, Ali Khamenei, Trump u përgjigj: “Nuk e di, por në një moment do të më telefonojnë dhe do të më pyesin se kë do të doja”. Megjithatë, ai menjëherë sqaroi se deklarata ishte sarkastike. “Po bëhem pak sarkastik kur e them këtë”, shtoi ai. /Ballkani.info/







