“Trump personalisht kishte kërkuar që WikiLeaks t’i publikonte e-mailet kundër Clintonit”

Pas publikimit të plotë dhe të redaktuar të raportit të Muellerit, kanë filluar shumë edhe të reagojnë.

Në njërën anë republikanët të cilët thonë se ky raport nuk ka ndonjë provë, dhe në anën tjetër, demokratët dhe mediat të cilët thonë se ka prova për një lidhje të mundshme mes Trumpit dhe rusëve.

Sipas dëshmitarëve, thuhet në raport, Trump ishte përfshirë personalisht në bisedime me krerët e WikiLeaks, dhe i kishte kërkuar atyre që t’i publikojnë e-mailet që rusët i kishin hakuar dhe i kishin vjedhur nga partia demokrate.

Raporti thotë që WikiLeaks filloi t’i publikojë këto e-mail të partisë demokratike në Korrik të vitit 2016, dhe Trump “reagoi me entuziazëm kur e mësoi këtë”

Kështu shkruhet në raport:

“… diskutoi me zyrtarët e fushatës se WikiLeaks do t’i publikojë materialet e hakuara. Disa dëshmitarë thanë që Trumpi vetë ishte përfshirë në bisedimet, dhe kishte kërkuar që ato të publikohen”.

Madje edhe Rick Gate, ish mbikëqyrësi i fushatës së Trumpit, i ka thënë Muellerit se gjatë verës së vitit 2016, disa muaj para zgjedhjeve presidenciale: “Fushata po planifikonte të bisedonte mbi strategjinë mbi mundësinë e publikimit të e-mailave të Hillary Clinton, që ishin hakuar nga WikiLeaks”.