Trump përshëndet lirimin e pastorit amerikan nga Turqia

Presidenti, Donald Trump deklaroi se mendimet dhe lutjet e tij janë me pastorin amerikan, Andrew Brunson, i cili u la i lirë sot nga drejtësia turke.

“Shpresojmë që ai të vijë shëndoshë e mirë në shtëpi!”, shkruan Trump në Twitter.

Një gjykatë në Turqi hoqi sot arrestin shtëpiak dhe ndalimin për të udhëtuar që ishte vendosur kundër pastorit amerikan, Andrew Brunson, i cili u arrestua dy vite më parë me akuzën për spiunazh dhe terrorizëm, një arrestimi që shkaktoi një krizë diplomatike me Uashingtonin