Trump për Soleimanin: SHBA-të vranë një monster

Presidenti Donald Trump ka thënë se me vrasjen e komandantit iranian Qasem Soleimani SHBA-të kanë shpëtuar shumë jetë, duke e quajtur atë një “monstër”.

Trump gjithashtu tha se Soleimani “ka qenë duke e planifikuar një sulm të madh” kur ai u vra nga një dron amerikan në Baghdad të premten e kaluar, njofton Klan Kosova.

Por Trump duket se po tërhiqet nga një kërcënim që do t’i kishte objektiv vendet kulturore të Iranit nëse Teherani do të përgjigjet ushtarakisht.

Soleimani u varros në Iran të martën, por 50 njerëz mbetën të vdekur dhe 200 të tjerë u plagosën për shkak të turmës gjatë ceremonisë.

Në vërejtjet në Zyrën Ovale, Presidenti Trump adresoi gjithashtu çështjen e Irakut, duke thënë se tërheqja e trupave nga SHBA do të ishte gjëja më e keqe për vendin.

Komentet e tij erdhën në vazhdën e një letre, për të cilën ushtria amerikane tha se ishte dërguar gabimisht te kryeministri i Irakut, me sa duket duke rënë dakord për një kërkesë të deputetëve irakianë për të tërhequr trupat jashtë vendit.

Vrasja e Soleimanit ka ngjallur frikën e një konflikti midis SHBA-së dhe Iranit.