Trump: Pa mur nuk ka siguri

Me karvanët që kalojnë përmes Meksikës për të mbërritur në vendin tonë, republikanët duhet të jenë të gatshëm të bëjnë atë që është e nevojshme për sigurinë në kufi, murin, theksoi presidenti i SHBA, Donald Trump.

‘’Demokratët nuk bëjnë asgjë. Nëse nuk ka mur, atëherë nuk ka siguri për pengimin e trafikimit të qenieve njerëzore, drogës dhe kriminelëve”, shtoi ai, transmeton Ballkani.info

‘’Pentagoni do të dërgojë edhe 3 750 ushtarë në kufirin meksikan dhe këto trupa do të ndihmojnë autoritetet në kufi’’, thekson ndërkohë CNN. /Ballkani.info