Presidenti amerikan Donald Trump ka vlerësuar operacionin “shumë historik” për të shpëtuar dy ushtarë amerikanë që u hodhën nga një avion luftarak F-15 mbi Iran.

Trump tha se vendimi për të nisur operacionin ishte i vështirë, por tha: “Nuk do të lëmë asnjë amerikan pas”, transmeton Ballkani.info.

Ai shtoi se ishte një vendim i rrezikshëm.

“Ishte një vendim i rrezikshëm sepse mund të kishim përfunduar me njëqind të vdekur në vend të një ose dy,” tha ai.

Ai gjithashtu vuri në dukje se forcat e shpëtimit ishin nën “zjarr shumë të rëndë armik” dhe se njëri nga helikopterët tani ka “vrima plumbash”.