Donald Trump, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, la të kuptohej se raportet për vdekjen e udhëheqësit suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, i cili dyshohet se u vra në sulmet SHBA-Izrael, janë të sakta, shkruan rrjeti amerikan NBC News.
Kur u pyet nëse kishte marrë konfirmim për këto raporte dhe nëse besonte se Khamenei është i vdekur, Trump u përgjigj: “Nuk dua të komentoj për këtë, por ka thashetheme dhe zëra se ai është vrarë”, transmeton Ballkani.info.
Kur u pyet për reagimin e tij ndaj vdekjes së supozuar, presidenti amerikan tha: “Ai vrau shumë njerëz. Shumë, shumë njerëz. Ai shkatërroi shumë jetë. Ai shkatërroi shumë familje dhe shkatërroi një vend.”
Kur u pyet se si dhe kur do të merrte konfirmimin e vdekjes, Trump shpjegoi: “Epo, kam folur me shumë njerëz, dhe jo vetëm me ata, dhe jemi të sigurt… ne besojmë se kjo histori është e saktë.” /Ballkani.info/







