Trump ndonëse ironizon me vaksinat kundër Covid19, thotë se të gjitha i ka nën mbikqyrje!

Presidenti aktual Trump sapo bēri njē deklaratē pas zbulimit të vaksinës sē dytē kunder Covid-19.

“Sapo doli njoftimi për një tjetër vaksinë. Këtë herë nga Moderna, 95% efektive. Për ata “historianë” të mëdhenj, ju lutem mos harroni se këto zbulime të mëdha, të cilat do t’i japin fund Murtajës së Kinës, të gjitha ndodhën në mbikqyrjen time!”, shkroi Trump në llogarinë e tij në Twitter.

Deklaratat e forta të presidentit në largim, nuk kanë munguar që prej kumtimit të rezultateve zgjedhore/Ballkani.info/