Në mungesë të një komediani në program, Donald Trump deklaroi se mund të merrte pjesë për herë të parë si president në darkën tradicionale të Shoqatës së Korrespondentëve në Shtëpinë e Bardhë.
Që prej ardhjes zyrtarisht në presidencë në janar 2017, Trump, i cili ka patur marrëdhënie të tensionuar me shumë media, nuk ka pranuar të marrë pjesë në këtë darkë, ndryshe nga paraardhësit e tij si republikanë dhe demokratë.Kjo darkë gala, një ngjarje e përvitshme në jetën politike të Uashingtonit, përkujton lirinë e shtypit dhe i jep mundësinë presidentit për të mbajtur një fjalim, zakonisht me nota gazmore, për vitin që po lëmë pas … dhe ku vihet në shënjestër të shakave të mprehta nga një humorist.
Darka vjetore përfshin politikanë, gazetarë, njerëz të famshëm, dhe zakonisht edhe presidentin dhe zonjën e parë.
Presidenti Trump ka kohë që ka patur një marrëdhënie konfliktuale me shtypin. Që prej marrjes së detyrës, megjithatë, ai i ka rritur kritikat e tij duke akuzuar disa gazeta dhe rrjete të famshme se ata publikojnë “lajme të rreme” dhe duke i quajtur ata “armiq të popullit amerikan”.







