Trump merr masa pas shpërthimit të dhunës, ANTIFA do të cilësohet si organizatë terroriste

Tensionohet edhe më shumë situata në Shtetet e Bashkuara, e përfshirë prej ditësh nga një valë protestash që ka kulmuar në dhunë.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar në Tëitter se një pjesë e organizatorëve të protestave, grupi ANTIFA, do të cilësohet nga SHBA “si grup terrorist”.

ANTIFA është shkurtimi i emrit antifashist, dhe është më së shumti i përbërë nga elementë të së majtës radikale, shpesh herë kritike edhe me pozicionet e Partisë Demokratike në SHBA.

Cilësimi i grupit nga presidenti vjen pasi Prokurori i Përgjithshëm Bill Barr ka deklaruar se ishin pikërisht këto grupe radikale organizatorët e dhunës në protestat që fillimisht nisën për shkak të dhunës policore ndaj një të riu me ngjyrë i cili humbi jetën.