Pas pritjes, Donald Trump dhe Volodymyr Zelenskyy kanë zënë vendet e tyre në Zyrën Ovale.

Trump konfirmon se marrëveshja për mineralet me Ukrainën do të nënshkruhet sot dhe thotë se “ne kemi diçka që është një marrëveshje shumë e drejtë”.

“Është një angazhim i madh nga SHBA”, shton ai, transmeton Ballkani.info.

Zelenskyy thotë se shpreson se “ky dokument do të jetë një hap përpara për Ukrainën”.

Presidenti ukrainas u thotë gjithashtu gazetarëve se dëshiron të diskutojë atë që SHBA është “gati të bëjë” gjatë takimit të tij me Trump. /Ballkani.info/