Trump largohet nga Shtëpia e Bardhë

Donald Trump u largua nga Shtëpia e Bardhë, duke dalë prej aty për herë të fundit si president i Shteteve të Bashkuara.

Ai u nis për në bazën ajrore “Andrews”, prej nga do të niset për në Florida, pas një ceremonie të shkurtër.

Një burim për CNN konfirmoi se në këtë ceremoni nuk do të jetë zëvendëspresidenti Mike Pence, i cili u nda me Trump një ditë më parë.

Pas përfundimit të ceremonisë së inaugurimit të Biden, Pence do të udhëtojë për në Indiana, shtetin e tij të origjinës.