Presidenti amerikan, Donald Trump theksoi se është veçanërisht i pakënaqur me Mbretërinë e Bashkuar dhe Spanjën, transmeton Ballkani.info/

Duke folur për marrëveshjen e Mbretërisë së Bashkuar për Ishujt Chagos, ai tha: “Ai ishull për të cilin lexuat, ajo qira, për ndonjë arsye ai e mori ishullin me qira, dhe pastaj dikush erdhi dhe ia mori.”

“Dhe na u deshën tre, katër ditë për të përcaktuar se ku mund të zbrisnim, do të kishte qenë shumë më praktike të zbrisnim atje sesa të fluturonim shumë orë shtesë. Kjo është arsyeja pse jemi shumë të befasuar. Nuk kemi të bëjmë me Winston Churchill,” tha ai për kryeministrin britanik, Keir Starmer. /Ballkani.info/