Paris

Trump kritikon Macronin: Çfarë ushtrie të Evropës? Së pari paguani borxhin ndaj NATO-s

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se propozimi i presidentit francez, Emanuel Macron për ushtrinë evropianë është shumë lëndues.

“Presidenti Macrone pikërisht ka propozuar që Evropa ta formojë ushtrinë e saj në mënyrë që të mbrohet nga SHBA, Kina dhe Rusia. Shumë lënduese. Ndoshta Evropa së pari do të duhej ta paguante pjesë e saj NATO-s, të cilën në masë të madhe e financon SHBA-ja”, ka shkruar Trump në Twitter në momentin kur aeroplani i tij presidencial ka zbritur në Paris.

Donald Trump dhe bashkëshortja e tij, Melanie, kanë arritur sontë në Paris ku gjatë këtij vikendi do të marrin pjesë në ceremoninë e shënimit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore, shkruan Ballkani.info.

Trumpi është në mesin e 70 zyrtarëve më të lartë botërore që do të marrin pjesë në komemoracion. Aty do të jetë i pranishëm edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Kjo është vizita e dytë e Trumpit në Francë që nga koha është zgjedhur president.

Macron këtë javë tha se Evropa nuk do të mund të mbrohet nëse nuk e formon ushtrinë e saj dhe ka paralajmëruar në rritjen e nacionalizmit.

Ai ka thënë se Evropa duhet të mbrohet vet nga Rusia dhe mos të varet më nga SHBA-ja. /Ballkani.info/