Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i ka ashpërsuar sulmet ndaj Kinës, duke paralajmëruar taksa të reja ndaj këtij shteti dhe duke kërkuar nga kompanitë amerikane që të largohen nga ky vend.
Komentet e Trump-it në Tëitter erdhën pas kritikave të tij të ashpra ndaj shefit të Rezervës Federale, Jerome Poëell, duke pyetur: “Kush është armiku ynë më i madh, Jay Poëee apo presidenti kinez?”
Disa minuta pasi Poëell paralajmëroi se banka qendrore e Shteteve të Bashkuara është duke u përballur me një sfidë të re për shkak të politikave tregtare të Shtëpisë së Bardhë dhe vazhdimit të luftës tregtare me Kinën, presidenti bëri thirrje për bojkotim të Kinës.
“Kompanitë tona amerikane janë të urdhëruara të fillojnë të kërkojnë alternativa të tjera në vend të Kinës, përfshirë kthimin në shtëpi dhe prodhimin e produkteve në Shtetet e Bashkuara”, tha ai.
Presidenti amerikan shtoi se Kina e ka shkelur premtimin për ndalim të shitjes së fentanilit sintetik në Shtetet e Bashkuara dhe i ka urdhëruar kompanitë “Amazon”, “FedEx” dhe “UPS” që të kërkojnë vende të tjera për blerjen e këtij ilaçi. “Fentanili vret 100 mijë amerikanë në vit. Presidenti Xi tha se do ta ndalonte atë, nuk e bëri”, shkroi Trump në Tëitter.
Sidoqoftë, ai nuk ka mandat ligjor për të urdhëruar kompanitë amerikane për t’u larguar nga një shtet i caktuar, prandaj mbetet e paqartë se si do ta zbatojë urdhrin e tij, shkruan “The Guardian”







