Presidenti amerikan, Donald Trump foli për zhvillimet e fundit në luftën me Iranin pasi Teherani sot tërhoqi vendimin e tij për të rihapur Ngushticën e Hormuzit.

Presidenti amerikan e minimizoi atë, duke thënë se “bisedime shumë të mira po zhvillohen”, transmeton Ballkani.info.

“Situata po zhvillohet shumë mirë. Ata luajtën një lojë të vogël, siç kanë bërë për 47 vjet. Ata nuk mund të na shantazhojnë”, tha Trump.

Ai përsëriti se Shtetet e Bashkuara kishin shkatërruar kryesisht marinën, forcën ajrore dhe udhëheqjen e Iranit.

“Ata donin ta mbyllnin përsëri ngushticën, siç kanë bërë për vite me radhë, ata nuk mund të na shantazhojnë. Do të kemi disa informacione deri në fund të ditës. Po flasim me ta, po mbajmë një qëndrim të vendosur”, theksoi ai.

Presidenti foli pasi nënshkroi një urdhër ekzekutiv që lehtësonte kufizimet mbi terapitë me ilaçe psikedelike, i shoqëruar nga transmetuesi i njohur Joe Rogan, një mbështetës i masës.