Tillerson

Trump i përgjigjet ish sekretarit të tij: Është budalla si nata

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump i është përgjigjur kritikave të ish shefit të diplomacisë amerikane, Rex Tillerson.

Trump e ka quajtur Tillerson budalla si nata (dumb as rock).

Mbrëmë Tillerson e quajti Trumpin të padisiplinuar dhe se nuk dëshiron të lexojë, nuk dëshiron t’i lexojë brifingjet, nuk dëshiron të hyjë në detaje të shumë gjërave, shkruan Ballkani.info.

Po ashtu Tillerson tha se Trumpi nga ai ka kërkuar të bëjë gjëra që për të janë ilegale.

Në përgjigjen e tij, Trump në një mesazh në Twitter ka shkruar se Tillerson “nuk ka pasur kapacitete të nevojshme për atë punë” dhe se ai nuk ka mundur “mjaftueshëm shpejt t’i zgjidh gjërat”.

Trump po ashtu e ka falenderuar Mike Pompeo i cili e zëvendësoi Tillersonin në pozitën e sekretarit të shtetit, siç ka thënë, po e bën punën në mënyrë fantastike dhe është krenar më të. /Ballkani.info/