donald trump

Trump i ofron gazetares postin e ambasadores amerikane në OKB

Presidenti amerikan, Donald Trump, i ka ofruar zëdhënëses së Departamenit të Shtetit, Heather Nauert, rolin e ambasadores së re amerikane në OKB.
Nuk është ende e qartë nëse gazetarja amerikane ka pranuar ofertën për të zëvendësuar Nikki Haley, e cila është amabasadore në largim.

Ish-guvernatorja e Karolinës Jugore, Haley ka mbajtur pozitë të rëndësishme në kabinetin e Trumpit dhe është parë si diplomate e cila ka shuar dyshimet rreth mungesës së kredencialeve në çështjet e politikës së jashtme.

Puna e saj diplomatike, të paktën publikisht, ka dërguar qasjen e Trumpit për politika të jashtme në takimet e Këshillit të Sigurimit.