Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë se deklarata e presidentit rus, Vladimir Putin, për propozimin për armëpushim në Ukrainë “është premtuese, por jo e plotë”.
Para takimit me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, Trumpi ka thënë se do të donte të takonte presidentin rus për të siguruar armëpushimin.
“Me shpresë që Rusia do ta bëjë gjënë e duhur”, ka thënë ai.
Po ashtu, Trumpi ka thënë se “do të sigurohet” që Rusia të mos e sulmojë asnjë aleat të SHBA-së.







