Trump fal tre ish-bashkëpunëtorët e tij të dënuar për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e 2016

Presidenti amerikan Donald Trump ka falur ish-menaxherin e fushatës presidenciale Paul Manafort, ish-këshilltarin Roger Stone dhe babanë e dhëndrit të Trump.

Manafort u dënua në 2018 në një hetim të pretenduar për ndërhyrje ruse në zgjedhjet e SHBA-së më 2016, njofton Klan Kosova.

Trump më parë ka ndryshuar dënimin me burg për Stone, i cili u dënua për gënjeshtër në Kongres.

Ata janë në mesin e 29 personave që përfitojnë nga faljet e fundit të Donald Trump përpara se ai të largohet nga detyra e presidentit muajin tjetër.

Njëzet e gjashtë prej tyre fituan falje të mërkurën në mbrëmje, ndërsa tre të tjerë morën zbutje të dënimit gjyqësor (komutime).

Zbutja e dënimit, zakonisht merr formën e një dënimi me burg të reduktuar, por nuk e shuan dënimin ose nënkupton pafajësinë.