Shtëpia e Bardhë tha se Donald Trump është “i hapur” ndaj ftesës së presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan për të zhvilluar bisedime trepalëshe për paqen në Turqi me liderët rusë dhe ukrainas.
Siç është raportuar më parë, presidenti turk të hënën përsëriti gatishmërinë e tij për të pritur një takim midis Trump, Volodymyr Zelensky dhe Vladimir Putin, transmeton Ballkani.info.
Erdogan tha se Turqia “do të ndërmarrë hapat e nevojshëm” për të lehtësuar një takim të tillë, pasi bisedimet e drejtpërdrejta midis përfaqësuesve të Rusisë dhe Ukrainës u mbajtën të hënën në Stamboll.
E pyetur për propozimin e Erdoganit, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Caroline Leavitt tha:
“Presidenti tha se ishte i hapur për këtë mundësi nëse do të vinte deri te kjo, por ai donte që të dy liderët dhe të dyja palët të uleshin së bashku në tryezë”. /Ballkani.info/







