Trump, Erdoganit: Nëse plagoset ndonjë ushtar amerikan je në “telashe të mëdha”

Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se kishte paralajmëruar homologun e tij turk Recep Tayyip Erdogan se do të ishte në “telashe të madhe” nëse një ushtar amerikan plagoset në pjesë të Sirisë, ku Turqia planifikon të sulmojë.

“Nëse një nga njerëzit tanë është plagosur, do të ketë telashe të mëdha,” i tha Trump Erdoganit përmes telefonit, raporton Reuters.

Ai tha se paralajmëroi palën turke se nëse ata bëjnë ndonjë gjë që pala amerikane nuk e konsideronte njerëzore, ata mund të “paguajnë një çmim ekstrem të ekonomisë”.

Deri më tash, luftëtarët kurdë, të njohur si grupi YPG, kanë pasur mbështetje të fuqishme nga SHBA-ja, por Turqia i konsideron ata si terroristë dhe dëshiron t’i largojë nga kufiri i saj.

“Siç e kam thënë me vendosmëri edhe më parë, dhe thjesht sa për ta përsëritur, nëse Turqia bën ndonjë gjë që unë, e konsideroj “jashtë limiteve”, unë do ta shkatërroj plotësisht ekonominë e Turqisë”, ka thënë Trump.

Por, presidenti Trump e arsyetoi vendimin për tërheqje të trupave amerikane nga verilindja e Sirisë, duke këmbëngulur se ai ishte zgjedhur president, për t’i përfunduar operacionet ushtarake amerikane jashtë shtetit.

“Unë u zgjodha për të dalë nga këto luftëra të pafundme dhe qesharake, ku ushtria jonë e madhe funksionon si një operacion policor në të mirë të njerëzve, të cilët as që e duan SHBA-në. Dy vendet më të pakënaqura në këtë veprim janë Rusia dhe Kina, sepse ata pëlqejnë të na shohin duke shpenzuar shumë dollarë duke e bërë këtë”, tha Trump.

loading…