Trump e takon Putin vetëm pas lirimit të marinarëve ukrainas
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është i gatshëm të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin, por vetëm pasi Rusia t’i lirojë marinarët ukrainas, të cilët u arrestuan gjatë incidentit në Detin e Zi dhe t’ia kthejë Kievit anijet ushtarake ukrainase të kapura nga ushtria ruse, tha sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo.
“Ne duam që marinarët dhe anijet të kthehen”, tha Pompeo në një intervistë të botuar sot në CNN në përgjigje të pyetjes mbi kushtin e SHBA-së për vazhdimin e dialogut me Rusinë.
Presidenti Trup e ka anuluar takimin me homologun e tij rus, që ishte parapa të mbahet në Samitin e G-20.