Trump: Do të fitojmë, rezultatet dalin javën tjetër

Presidenti amerikan, Donald Trump, nuk është duke pranuar assesi humbjen ndaj kandidatit demokrat, Joe Biden, që sipas projeksioneve kryesore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka marrë votat elektorale të mjaftueshme për të qenë president i ri i vendit.

Në disa postime të reja në Facebook, ai ka thënë se “Ne do të fitojmë”.

“Jemi duke bërë progres të madh. Rezultatet do të nisin të dalin në javën e ardhshme. T’ia kthejmë madhështinë Amerikës”, ka shkruar ai.

Të shtunën, Bideni u shpall fitues, ndërsa Trumpi vazhdon të përsërisë se “ka pasur mashtrime” e se ai është fituesi i vërtetë.