Trump dhe Putin takohen më 1 dhjetor në Argjentinë
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, më 1 dhjetor do të zhvillojë një takim me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump.
Agjencisa ruse e lajmeve “Ria”, duke u bazuar në një burim të delegacionit rus në Argjentinë, raporton se gjatë Samitit të Liderëve të G20 që do të mbahet në Argjentinë, Putin do të zhvillojë një takim me presidentin Trump.
Ky takim do të zhvillohet në një hotel në kryeqytetin argjentinas Buenos Aires, më 1 dhjetor në orën 15:30. /Ballkani.info/