Ish presidenti

Trump deklarohet i pafajshëm për akuzat për ndërhyrje në zgjedhjet e vitit 2020

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, është deklaruar i pafajshëm për katër akuzat federale që rrjedhin nga përpjekjet e tij për të përmbysur zgjedhjet e vitit 2020.

Trump u akuzua të martën si pjesë e hetimit të këshilltarit special Jack Smith, mbi përpjekjet e Trumpit për të ndryshuar zgjedhjet që çuan në sulmin e 6 janarit 2021 në Capitol.

Ai u akuzua për këto katër pika:

  • Komplot për të mashtruar Shtetet e Bashkuara
  • Komplot për të penguar një procedurë zyrtare
  • Pengim dhe tentativë për të penguar një procedurë zyrtare
  • Komplot kundër të drejtave

Prokurorët nuk kanë kërkuar paraburgim për Trumpin, raportoi CNN. 

Ish-presidenti do të lirohet me disa kushte, që përfshijnë moslejimin e komunikimit me këdo që dihet se është dëshmitar i çështjes, përveç nëpërmes një avokati.

Trumpi është ngritur dhe është zotuar para trupit gjykues se do të veprojë sipas kushteve të lirimit.