Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, mbërriti sonte në Aeroportin Schiphol të Amsterdamit në Holandë për të marrë pjesë në samitin e NATO-s.
Pritet që Trump të shkojë direkt në Pallatin Huis ten Bosch në Hagë, ku Mbreti dhe Mbretëresha e Holandës po shtrojnë një darkë shtetërore për 32 udhëheqës të NATO-s dhe partnerët e tyre, transmeton Ballkani.info.
Ky është samiti i parë i NATO-s për Trumpin që nga viti 2019.
Zonja e parë e SHBA-së nuk është me të. Megjithatë, zonja e parë e SHBA-së, Melania Trump, nuk mbërriti në Holandë.
Udhëheqësit e NATO-s po mblidhen për një samit dy-ditor që pritet të konfirmojë rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes në pesë përqind të PBB-së deri në vitin 2035.
Trump mbërriti në Holandë pasi njoftoi një armëpushim midis Izraelit dhe Iranit vonë dje. /Ballkani.info/







