Trump anulon planin për depërtime masive të meksikanëve

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, tha këtë të shtune se ai do ta anulojë përkohësisht planin për depërtimin e meksikanëve. Arsyeja e këtij anulimi Trump tha se është fakti që kërkon të bëj një kompromis me liderët e Partisë Demokratike.

Presidenti, sipas mediave ndërkombëtare, ka pasur presion të madh nga demokratët të cilët kërkonin që emigrantët të mos depërtoheshin dhe familjet të mos ndaheshin. Këtë plan ata e konsideronin johuman dhe se do të kishte efekt tek familjet meksikane në vend.

Trump shkroi në rrjetin social Twitter se ai po e shtynë planin për shkak të kërkesës së demokratëve, e të shihet nëse mund të arrihet ndonjë kompromis, raporton Euronews.

Por ai e paralajmëroi se nëse nuk gjendet një zgjidhje për atë që ai e quajti “problemet me azilantë”, atëherë depërtimi mund të fillojë.

Liderja e senatorëve demokratë, Nancy Pelosi, më parë kishte thënë që ky plan “do të injektonte terror tek komunitetet dhe do t’i ndante familjet”.

Ajo tha se plani i presidentit do të shkaktonte “dhunë dhe do të kryheshin krime serioze”.

Trump, në vitin 2016, shumicën e fushatës e zhvilloi me retorikë anti-emigracion.