Trump: Amerika do hapet shumë shpejt, të ishte për mjekët…

Presidenti amerikan, Donald Trump u zotua se SHBA do të hapet shumë shpejt. Trump tha se vendi do i kthehet jetës normale, duke izoluar vetëm disa pika të rrezikshme.

“Amerika do të hapet sërish dhe shumë shpejt për biznes. Shumë shpejt,” tha ai.

“Të ishte për mjekët, ata do e mbanin mbyllur. Ata do e mbyllnin gjithë botën,” tha Trump.

Më herët presidenti amerikan shkroi: “Ne nuk mund të lejojmë që kura të jetë më e keqe se vetë problemi. Në fund të 15 ditëve do të marrim një vendim”.

Ekspertët druhen se mbyllja e vendit do ketë pasoja katastrofike ekonomike dhe sociale. Kurse ekspertët e shëndetësisë thonë se nëse vendi hapet, koronavirusi do shkaktojë shumë viktima.