Tronditet Turqia! ‘Perandori’ del pozitiv në koronavirus-test

Ish-trajneri i famshëm i Turqisë, Gallatasarait, Milanit dhe Fiorentinës, Fatim Terim, është diagnostikuar me Koronavirus.

Terim e konfirmoi lajmin në llogarinë e tij personale në “Twitter”.

“Sipas analizave të kryera sot, rezultatet e mia për Koronavirusin dolën pozitive. Jam në duar të sigurta në spital! Mos u shqetësoni! Do të komunikojmë së shpejti!”, shkruan 66-vjeçari.

Terim konsiderohet si trajneri më i suksesshëm i Turqisë. Ai është vetmi trajneri që i ka dhënë vendit të tij sukses europian (Kupa UEFA me Gallatasarain në vitin 2000), ndërkohë ka fituar me këtë klub 8 kampionate, 3 Kupa të Turqisë dhe 5 Superkupa të Turqisë.

Tronditet Turqia, Fatih Terim me Koronavirus

Ai drejtoi në Itali Fiorentinën (2000-2001) dhe Milanin. Një tjetër sukses historik i arrit nga Terim në krye të Turqisë është renditja e euro-azitatikëve mes 4 shteteve më të mira të Europës në EURO 2008.

Për sukseset e mëdha në Turqi dhe Europë, Terim ka marrë nofkën “Perandori”.