Tronditet skuadra franceze, Monaco afër rënies nga kategoria

Kriza duket se ka goditur keqazi Monacon, që pas dërgon në 7 numrin e takimeve pa fitore dhe rrezikon së tepërmi qëndrimin në Ligue 1.

Skuadra nga Principata u mposht minimalisht 1-0 nga Nimes dhe kur kanë mbetur edhe 2 javë nga fundi i sezonit numëron 33 pikë, aq sa Caen e një pozicioni që të dërgon një kategori më poshtë.

Sa i përket takimit, Nimes kaloi në avantazh në minutën e 9-të me anë të Ripart. Në disavantazh, Monaco u mundua të reagojë, por Nimes mbrojti fort avantazhin, duke u ngjitur në kuotën e 52 pikëve në vendin e 8-të.