Tronditet grimierja, nxjerr nga hunda unazën që kishte humbur prej 12 vitesh

Një grimiere është befasuar nga ajo cfarë pa në letër kur pati një tështimë të fortë. Abigail Thompson nxorri nga hunda një unazë, që e kishte humbur para 12 vjetësh.

20-vjecarja nga West Yorkshire kishte humbur aksesorin që prej vitit 2007 dhe besonte se ia kishte vjedhur ndonjë prej miqve të saj.

“Nëna ime ma bleu si dhuratë për ditëlindje dhe pas disa muajsh vura re që kishte humbur. Nuk do ta mendoja kurrë se kishte ngecur në hundën time. Kisha gjithmonë miq në shtëpi dhe nëna më thoshte se mund ta ketë vjedhur ndonjëri. Nuk kishte asnjë shpjegim tjetër se ku mund të kishte shkuar unaza”, tregoi Abigail, raporton Ora News.

Më pas shpjegoi tronditjen që përjetoi kur unaza i doli nga hunda pas tështimës.

“Ishte një ditë normale dhe fillova të tështij vazhdimisht. Në një moment pashë letrën dhe e habitur thashë, ‘Cfarë dreqin është kjo’. Më pas kuptova që është unaza ime”, përfundoi grimierja.

Ndonëse kishte vite me unazë në hundë, nuk kishte përjetuar asnjëherë probleme me frymëmarrjen.