Tronditet futbolli, vdes Mino Raiola, agjenti i famshëm

Bota e futbolli është në zi. Në mënyrë të pa pritur, ndërron jetë agjenti i famshëm, Mino Raiola. Prej disa muajsh, Raiola ishte i shtruar në spital, ku iu nënshtrua dhe një ndërhyrje kirurgjikale në Milano, por në asnjë moment nuk dukej një situatë sa për ti rrezikuar jetën.

Mino Raiola u bë i famshëm për botën e futbollit në momentin kur nisi të bëj agjent lojtarësh, fillimisht në Holandë e më pas në Itali, ku arriti të sjell në Serie A disa lojtarë si Michel Kreek, Marciano Vink e mbi të gjitha Pavel Nedved.

Emri i tij filloi duke qarkulluar fuqishëm në tregun e transferimeve duke vënë në jetë transferimeve me shifra të padëgjuara më parë, siç ishte transferimi i Ibrahimovic nga Inter te Barcelona, për të vijuar më pas me transferimin e Mario Balotellit te Man.City. Pogba te Juventus fillimisht e më pas te Man.United. Emri i tij kapi majat, me lojtarë si Haaland, De Ligt e shumë të tjerë, Van Dijk, Donnarumma e shumë të tjerë, lojtarë që i kishte në menaxhim deri ne momentin e fundit kur ndërrojë jetë.

Pogba Raiola

Në vitin 2020, Mino Raiola ishte i katërti në listën e Forbes si prokurator, me një përfitim prej 84,7 milionë dollarë ndërsa mbylli çështje me një vlerë totale prej 847,7 milionë dollar. Raiola ndërroi jetë në moshën 55 vjeçare nw spitalin San Raffaele në Milano.